Nikollovski -Tiganj: Marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale t’i ndërtojmë me rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski sot ka realizuar takim punues me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj, ku janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, ndërsa u bisedua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve, informojnë nga Minisria e Transportit.
Zëvendës kryeministri Nikollovski potencoi se ekziston mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar mes Maqedonisë dhe Kroacisë.
Ai informoi se Qeveria e filloi aktivitetin më të madh investues në modernizimin e infrastrukturës, me theks të posaçëm në korridret 8 dhe 10, të cilat paraqesin pjesë të rrjeteve transportuese evropiane.
Në takimin u bisedua edhe për çështkjet aktuale politike në vend dhe rajon me theks në proceset reformuese që po zbatohen, e janë në drejtim të rrugës evropiane të vendit. Mes tjerash, u bisedua edhe për reformat lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Zëvendës kryeministri Nikollovski ka dërguar falënderim për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Kroacisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa me këtë rast dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë në nivel të shkëlqyeshëm në interes të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe miqësisë mes dy vendeve.