Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski do të marrë pjesë në ngjarjen zyrtare me rastin e mbërritjes së fluturimit të parë çarter të linjës ajrore “Freebird Airlines” nga Gjermania.
Ngjarja do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku në ora 16:30 janë paraparë deklarata për media.