Çmimet e kafes në Shkup krahasohen me çmimin e kryeqyteteve më të zhvilluara në Evropë. Nëse në qendër të Romës, një kafe kushton 1 euro e 20 cent deri në 1 euro e gjysmë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut një kafe shkon nga 120 deri në 150 denarë, ndërsa në çarshi kafja është më lirë por përsëri çmimi shkon nga 50 deri në 80 denarë.

Sipas qytetarëve, kafeja e Shkupit është bërë zeher për shkak të çmimeve të larta, ndërsa shtojnë se kualiteti i kafes tek ne është shumë më i dobët se ai i kafes së qendrave të shteteve Evropiane.

“Zjarr është zjarr. Çfarë është zjarr? Kafja dhe gjithçka tjetër”, tha një qytetare.

“Mendoj së duhet të ulët çmimi sa i përket të ardhurave që marrim. Sigurisht që si të rinj më shumë harxhojmë në kafe se tjera gjëra, edhe pse mund ta përballojmë por do ishte mirë që të ulën çmimet. Ndërsa si janë çmimet sipas teje? Çmimet janë të larta për standardin tonë dhe kualiteti i kafes është më i dobët dhe me çmim më të lartë dhe kjo nuk me pëlqen”, tha një tjetër qytetare.

“Në qendër është shtrenjtë shkaku i vizitorëve. Një makiato shkon nga 100 apo 120 denarë ndërsa në kafenetë tjera është 80 denarë. A mund t’i lejoni vetes çdo ditë të pini kafe? Jo çdo ditë shkaku i çmimeve sepse nuk mundem çdo ditë të paguaj nga 150 denarë. Ka komente se kualiteti i kafes nuk është edhe aq i mirë tek ne. Po në disa vende nuk është i mirë por edhe më tej paguhet me çmime të larta! Po”, tha një qytetare.

“Nuk dalim shpesh në kafe shkaku i çmimeve dhe mblidhemi në shtëpi. Të them të drejtën çmimet janë të larta dhe është e rëndë të dilet cdo ditë”, tha një qytetare.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në dhjetor të vitit 2024 në krahasim me një muaj më herët të vitit të njëjtë, çmimet janë rritur për 0.6 %. Ndërsa, në krahasim me Indeksin e çmimeve të shërbimeve katering të dhjetorit të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, indeksi i çmimeve është rritur për 6.1%. Trendi i rritjes së çmimeve pritet të vazhdon posacërisht me ngrohjen e temperaturave dhe hapjen e sezonit turistik./Avni Tahiri – Alsat.mk