Nga MPB informojnë se vonë mbrëmë një këmbësor u godit nga një automjet në rrugën rajonale pranë fshatit Kolibari të Kërçovës.
– Më 11.02.2025 në ora 23:15, në Stacionin Policor të Kërçovës u raportua se në rrugën magistrale Gostivar – Kërçovë, në kryqëzimin për fshatin Kolibari, një automjet “Renault Megane” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga R.I. (66) nga fshati Strogomisht i Epërm, Kërçovë, ka goditur këmbësorin I.A. (66) nga i njëjti fshat – njoftoi policia.
Nga plagët e marra, këmbësori I.A. ka vdekur në vendngjarje, ndërsa një mjek i Shërbimit të Ndihmës Mjekësore Urgjente ka konstatuar vdekjen.
Një ekip nga Sektori i Hetimeve të Kërçovës ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes dhe, sipas urdhrit të prokurorit të shtetit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.