Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shprehur sot se nuk e ka me nxitim planin e tij, për kontrollin e Gazës.

“Ne nuk jemi me nxitim, nuk ka nxitim”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump theksoi dje se Gaza do t’i dorëzohej SHBA-ve nga qeveria izraelite deri në përfundimin zyrtar të luftës, gjithashtu ai shtoi se palestinezët deri në atë ditë do jenë zhvendosur në shtetet fqinje si Jordania dhe Egjipti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume