Kombet e Bashkuara kanë ngritur alarmin lidhur me rritjen e numrit të vdekjeve të civilëve në Sudan, duke akuzuar palët ndërluftuese për mosgatishmëri për të mbrojtur banorët.
“Sulmet pa dallim, si dhe kërcënimet e sulmet kundër civilëve duhet të ndalen menjëherë”, tha Saif Makago zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Ushtria sudaneze, në luftë me paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga prilli 2023, ka kryer një ofensivë në zona të ndryshme javët e fundit me synimin për të rimarrë kontrollin e plotë të kryeqytetit Khartoum.
UNHCR theksoi se OKB-ja ishte në gjendje të verifikonte të paktën 275 vdekje civile midis 31 janarit dhe 5 shkurtit, pas bombardimeve me artileri, sulmeve ajrore dhe sulmeve me dronë në Khartoum, si dhe në shtetet e Darfurit të Veriut, Darfurit të Jugut, Kordofanit të Veriut dhe Kordofanit të Jugut.