Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.
Ajo shkroi se liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, siç shkroi ajo, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.
“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit”.
“Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi”, ka shkruar tutje presidentja Osmani.