Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, deklaroi sot se telefoni celular Vasill Jovanov e ka siguruar përmes një tjetër të paraburgosuri nga qelia fqinje, falë një polici burgu që e ka mundësuar këtë.
– Informacioni është se vrasësi i Frosinës e ka siguruar telefonin nga një tjetër i paraburgosur nga qelia fqinje, falë një polici burgu i cili e ka sjellë një kuti me ëmbëlsira nga një qeli në dhomën ku ndodhet Vasill Jovanov. Për këtë është kryer një pagesë prej 250 eurosh jashtë, për vëllain e personit që i ka siguruar telefonin. Këta telefona janë konfiskuar, – deklaroi Pandov për Kanal 5.
Drejtori i Drejtorisë shtoi se ndaj personit është ngritur një kallëzim dhe ai do të suspendohet.