Xhiroja e 13-të në elitën e futbollit spanjoll solli derbin e Madridit.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit solli një përballje të fortë mes dy rivalëve të qytetit.

Gjatë tërë 90 minutave, Reali ishte më i mirë me lojë, por që në fund, rezultati ishte i barabartë.

Në fakt, ndonëse “Los Blancos” po dominonin, shkaktuan një penallti, nga e cila shënoi Julian Alvarez në minutën e 35-të të ndeshjes.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, derisa ajo e dyta, e tëra i takoi Real Madridit.

Në minutën e 50-të, të besuarit e Carlo Ancelottit gjetën golin përmes Kylian Mbappes.

Në vazhdim, Reali shpërdoroi raste të shumta, prej tyre dy nga Jude Bellingham, i cili njëherë e goditi shtyllën e një herë tjetër dërgoi topin në duart e Jan Oblak, i cili po kalonte një natë fantastike në “Santiago Bernabeu”.

Me këtë pikë, Reali mbetet në krye të tabelës me 50 pikë, një më shumë se Atletico që zë vendin e dytë.

Vendin e tretë e ka Barça, që ju gëzua më së shumti këtij rezultati.

Me fitore nesër ndaj Sevillas, Barcelona e Hansi Flick i afrohet kreut në vetëm dy pikë, duke tubuar 48 sosh.