Shaqir Fetai ndër komunitetin e teologëve në RMV dhe më gjërë me kohë është kuptuar si një njeri paranojak, por që, paranoja i është shtuar sidomos që kur i është ngjallur oreksi për karrierë. Atij krejt bota i ka faj, krejt bota po përpiqet që ta dëmtojë, krejt bota po e refuzon, ndërkohë që, kurrë asnjëri nuk është marrur me të porse ekskluzivisht me problemet që i ka shkaktuar ai nga analfabetizmi i tij funksional

Nga Mr. Eset Shaqiri

Edhe frika se po ngelesh në anonimitet është problem që i përket paranojës! Shaqir Fetai i do skandalet, i do kritikat, i do problemet që shkaktohen me qëllim që dikush të merret me të, sepse ka frikë nga anonimiteti, sepse do vëmendje të përhershme, sepse do të jetë në qendër të vëmendjes, jashtë së cilës mund të përfundojë në harresë! Prandaj Shaqir Fetai, duke e keqpërdorur buxhetin e BFI-së që krijohet nga kafshata e gojës e myslimanëve ndër më të varfërit në rajon, ai mbledh miq e shokë të cilët i ka sa për t’ia hëngër ndonjë drekë e darkë dhe, me ta diskuton problemin se si krejt bota e urrejnë, dhe kërkon miratimin e tyre për masat që do t’i ndërmarrë kundër të gjithë atyreve që nuk e duan! Shaqir Fetai e mendon veten “engjëll” që duhet të dashurohet!
Këto ditë Shaqir Fetai shihet se si drekon e darkon në një restoran në dalje të Gostivarit për në Mavrovë (nuk po e përmendim restorani për çështje reklame) me turlifarë mahlukati me të cilët diskuton për Afrim Tahirin dhe jo vetëm! I bindë se efendi Tahiri qenka armik i gostivarlive, se gjithçka që qenka nga Gostivari po e urryeka, se ai po e sulmuaka natë e ditë Gostivarin! Ndërsa këtë nuk mund ta argumentojë me asgjë, pra, nuk mund të gjejë asnjë shkrim, asnjë ligjeratë, asnjë bisedë ku Afrim Tahiri, ish-sekretari historik i BFI-së, i përgojon gostivarasit apo ku i shanë e i nënçmon. Të gjitha shkrimet (dhe janë me mijëra shkrime) që e kritikojnë analfabetizmin funksional të Shaqir Fetait, ai i “përkthen” si sulme të efendi Tahirit kundër Gostivarit!
Shaqir Fetai jo një herë është përpjekur që veten ta personifikojë me popullin e Gostivarit apo me vetë qytetin! Pra, Gostivari dhe gostivarasit na qenkan vetë Shaqir Fetai, së këndejmi, edhe Gostivari duhet të jetë si ai. Fjala vie, nese një dokument nga ndonjë dosje e etiketon Shaqin Fetain me nofkën policore “Orao”, kjo nuk dmth. se dokumenti etiketon krejt Gostivarin!
Të tjerët, në ndeja në “Panorama” ia bëjnë qejfin, duke ia hëngër drekat e darkat të cilat i paguan me fitrat e myslimanëve! Ai do solidarizim me avdallin, ndërkohë që assesi nuk mund ta dëshmojë se dikush merret me te! Kjo është, fatkeqësisht, paranojë dhe, tashmë ky duhet të jetë pacient i psikiatërve, pse jo, edhe i doktor Taravarit nga Gostivari, i cili, me kohë ia ka shpjeguar diagnozën!
Paranoja është një proces mendimi që ju bën të keni një dyshim apo mosbesim joracional ndaj të tjerëve. Njerëzit me paranojë mund të ndihen sikur po përndiqen ose se dikush është jashtë për t’i kapur ata, se akcili person po shkruan vazhdimisht kundër tij, se dikush po e demaskon etj. Paranojaku mund të ndiejë kërcënimin e dëmtimit fizik edhe nëse është në rrezik, ndaj dhe kërkojnë sigurim nga shteti. Paranojaku, ka ankth të vazhdueshëm në lidhje me besimet që ka për të tjerët, ndjehet sikur dikush po do ta viktimizojë e ta persekutojë, ndaj dhe kërkon shoqërim në dreka e darka që të tjerët ta mëshirojnë.
Le të tregojë Shaqir Fetai, paranojaku, vetëm një problem të cilin dikur apo sot ia ka shkaktuar Afrim Tahiri, vetëm një fjalë të keqe që ia ka thënë! Le të tregojë vetëm një shpifje apo një intrigë që mund t’ia ket bërë pa dashje Shaqir Fetait. Afrim Tahiri (dhe jo vetëm!) kurrë nuk e kanë veçuar për diçka aman-aman Shaqir Fetain, ndaj dhe kurrë nuk është marrur me të që sot ky të ankohet se dikush po ia dëmton “karrierën”!
Afrim Tahiri ka plotë miq e shokë të ngushtë në Gostivar. Afrim Tahiri pritet dhe respektohet me shpirt nga gostivarasit çdo javë kur ai gjendet në mesin e tyre. Ndërkohë që Shaqir Fetai ka dëshmuar me shumë raste se nuk është i dashur, se nuk përfillet, se nuk respektohet madje në vetë katundin e tij, në Çegran! Vetë katundari i tij (Nafi Çegrani) dëshmon se Fetai është i përpunuar qysh në fakultet dhe ka vepruar nën nofkën “ORAO”!
Vërtet, a mund të shpjegojë Shaqir Fetai se prej nga e ka këtë paranojë! Pse nga Afrim Tahiri (dhe jo vetëm!), ç’i ka bërë ai? Pse mendon se Afrim Tahiri po merret me të, apo, a mund të tregojë se pse Afrim Tahiri nuk duhet të merret me të, përderisa ky po e degradon dhe po e shkatërron si BFI-në ashtu edhe jetën fetare islame në RMV?
Gjithkush që pranon të jetë person publik duhet të ketë të qartë se publiku do të merret me të. E personi publik është që ta bind publikun publikisht se është i mirë dhe jo me kërcënime, me intriga e me procese gjyqësore. Shaqir Fetai frikën më të madhe duhet ta ketë se një ditë vetë do të përfundojë nëpër ato procese të cilat me shumicë i ka ushqyer dhe i ka mësuar vetë! Çka të mbjellësh atë do të korrësh! Kurse Shaqir Fetai e di mirë se çfarë ka mbjellë! Nëse është i bindur se ka mbjellë “farën e mirë” nuk ka nevojë të jetë kaq shumë paranojak!