Një numër i madh qytetarësh dje, për herë të tretë, u mblodhën në një protestë ku kërkohej drejtësi për Frosina Kullakovën, e cila u vra ndërsa kalonte një kalim këmbësorësh në Shkup.

Protesta filloi në “Partizanski Odredi”, ku vajza u përplas nga automobili i drejtuar nga 20-vjeçari Vasil Jovanov, i cili nuk kishte patentë, ishte i dehur dhe kaloi në dritë të kuqe.

Në protestë iu bashkua edhe familja e Kullakovës, si dhe familjet e tjera që humbën jetën në aksidente trafiku.

„Po protestojmë për drejtësi më të mirë, drejtësi të barabartë, ndryshim të sistemit, por gjithashtu kërkojmë që tragjedia e motrës sime të mos keqpërdoret për pikë të vogla politike“, tha Rosica Kullakova, motra e vajzës së ndjerë.

Marshi vazhdoi edhe para Qeverisë, pastaj drejt Kuvendit dhe përfundoi para Gjykatës së Apelit, ku të pranishmit mbajtën pankarta ku shkruhej: „Ne jemi zëri i Frosinës, paratë e ndyra – pasoja fatale“, „Mos pritni katastrofën, veproni tani!“, „Kërkojmë përgjegjësi për (pa)përgjegjshmërinë“, „Mjaft me lidhjet, është koha për drejtësi“.

Familja i bëri thirrje Qeverisë të vazhdojë mbështetjen dhe të dëgjojë kërkesat që do të dalin nga protestat, dhe iu drejtua deputetëve që të angazhohen aktivisht në ndryshimin e ligjeve. Po ashtu, u kërkua që ata që janë përgjegjës në sistemin e drejtësisë të ndalin mbrojtjen e individëve të pandershëm mes tyre.