Paris Saint-Germaini ka vazhduar pa humbje këtë edicion në Ligue 1.

Të shtunën mbrëma Parisi e mposhti në udhëtim Toulousen me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit francez.

Fabian Ruiz e realizoi golin e fitores për mysafirët në minutën e 52-të.

Parisi edhe pas 22 ndeshjeve të zhvilluara është lider me 53 pikë.

Toulouse është në vendin e dhjetë me 27 pikë.