Pas kronikës në portalin TetovaSot, nga gazetari Nevrij Ademi sot janë liruar viçat që ishin në burgun e Idrizovës. Kronika e gazetarit Nevrij Ademi trokiti në dyrë të institucioneve përkatëse ku sot viçat janë në dorë të pronarit të tyre.
Lajmi i viçave në burgun e Idrizovës u bë viral në rrjetet sociale, pasi nuk ishte dëgjuar më parë se kafshët mund të mbahen në burg.
Ndryshe portali TS, vazhdon me ngjarje interesante në interes të qytetarëve.