Pas ljamit në portalin TS se ka nisur një luftë e ashpër mes koalicionit VLEN për ndarjen e komunave, kanë reaguar nga VLEN duke thekësuar se ende nuk ka ndarje të komunave dhe as nuk janë përzgjedhur kandidatët.

“Përmes kësaj komunikate njoftojmë qytetarët dhe të gjithë mediat, që si Koalicion VLEN akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare.
Prandaj, lusim për durim mediat dhe qytetarët për vëmendje që mos të bien pre e spekulimeve të ndryshme.
E kuptojmë interesimin e lartë për këtë çështje të rëndësishme, dhe pikërisht kjo është arsyeja që nuk jemi duke nxituar.
Koalicioni VLEN ka koordinim të vazhdueshëm, andaj për çdo çështje në kohë do të jetë i njoftuar opinioni me vendimet e Koalicionit.
Kujtojmë që, pavarësisht se si do të jetë ndarja e komunave fitoren e kemi të përbashkët gjithandej, çdokund, në çdo komunë!” thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.