Qeveria e re u formua këtë të shtunë në Liban, me 24 ministra, pas më shumë se tre javësh negociata midis partive politike rivale, njoftoi presidenca libaneze.

Qeveria libaneze u formua pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së në proces dhe kjo do t’i lejojë Libanit t’i afrohet qasjes në fondet e rindërtimit pas luftës së vitit të kaluar midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, raporton Reuters.

Pas një ngërçi dy-vjeçar, parlamenti libanez zgjodhi një president të ri të Libanit, Joseph Aoun, në janar.

Ishte hera e 13-të që deputetët libanezë votuan për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Libani ka mbetur pa president që nga tetori i vitit 2022, kur i mbaroi mandati Michel Aoun.