Pasi Limaj s’përjashtoi mundësinë e koalicionit me VV-në, Molliqaj: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Pasi Fatmir Limaj la të hapur mundësinë e një koalicioni mes NISMA-s dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar me ironi duke i përmendur nofkën e luftës.
Nga çelik në bakër, shumë shpejt!”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo bashkëpunim është në interes të Kosovës.
Limaj tha se për të, shërbimi ndaj vendit është mbi çdo ndasi politike dhe se ai do të kontribuojë në çdo formë për të mirën e Kosovës.
Ai refuzoi të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime nëse është fjala për çështje nacionale.