Pensionistët në muajin prill do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë. Amendamentet ligjore që janë dorëzuar tashmë në Kuvend propozojnë rritje të re të pensioneve nga 1 marsi 2025.

“Në Maqedoni sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor si fushë është i rregulluar me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin rregullohet metodologjia për korrigjimin e pensioneve. Neni 18 paragrafi (3) shfuqizon dispozitën sistematike të Ligjit në periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 31 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe, pensionet janë rritur në vlerë fikse prej 2.500 denarë nga 1 shtatori 2024 dhe 1 marsi 2025″, thuhet në projekt-amendamente.

Për vitin 2025, nga Buxheti i shtetit janë ndarë 105,5 miliardë denarë për pagesa të pensioneve.