Zjarrfikësit në Florida thanë se shoferët në një zonë ndërshtetërore u përballën me “një rrëmujë të rrëshqitshme” – dhe potencialisht me erë të keqe – kur nga një kamion u derdhën rreth 4,160 litra qumësht.

Autoritetet e qarkut Palm Beach thanë në mediat sociale se përplasja ndodhi pak pas mesnatës së së mërkurës në korsitë në veri të Interstate 95 dhe shkaktoi që një kamion Borden të humbasë ngarkesën e tij – qindra arka qumështi.

“Fatmirësisht njerëzit ishin të palënduar dhe asnjëri prej tyre nuk kishte nevojë të dërgohej në spital”, thuhej në një njoftim.

Zjarrfikësit vlerësuan se rreth 4,160 litra qumësht u derdhën nëpër rrugë.

“U deshën gati 3 orë për t’u pastruar pas kësaj ‘krem-urgjence’”, shkruan zyrtarët.