Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar të mërkurën se bisedimet e nivelit të ekspertëve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë duke u përgatitur, raporton The Guardian.

Megjithatë, sipas Peskovit, nuk ka plan për ndonjë bisedë direkte telefonike ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Kremlini zyrtar gjithashtu ka refuzuar të komentojë në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla midis Ukrainës dhe Amerikës, marrëveshje që ia mundëson SHBA-së të marrë minerale të rëndësishme në këmbim të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Presidenti Putin kishte deklaruar të hënën se Rusia ishte e gatshme për t’i ofruar kompanive amerikane mineralet e saja të rralla, përfshirë ato nga territoret e pushtuara ukrainase.