Një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Çërravë të Pogradecit është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Zjarrfikësit e Pogradecit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Sipas raportimeve paraprake, nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit në objekte të tjera, por janë shkaktuar dëme materiale.

Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë aksidental, ndërsa një grup hetimor po punon për të përcaktuar shkakun zyrtar të ngjarjes.