Policua e Tetovës ka bërë të ditur se me datë 20.02.2025 në ora 23:05, para pikës së pagesës rtugore Tetovë në autostradën Tetovë – Gostivar, zyrtarët policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin M.F.(20) dhe një të mitur, të dy nga fshati Urviç i Tetovës. Gjatë kontrollit të tyre dhe në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, të drejtuar nga M.F., dhe ku mituri ishte pasagjer, të miturit i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë ndërsa tek M.F. një thikë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com