Me datë 25.02.2025 në ora 16:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.M. (34) nga Tetova. Gjatë bastisjes së ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua një pistoletë tip ,,Ecol Aras” magnum dhe fishekë të kalibrit të panjohur. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS