Policia e trafikut rrugorë ka intensifikuar kontrollet nëpër kryeqytet. Nga të gjitha stacionet policore, është ngritur alarmi për zero tolerancë ndaj vozitësve të shpejtë. Radarët e vjetër mobil që posedojnë, janë shpërndarë nëpër rrugët e Shkupit, madje nga SPB thonë se me tre turne në terren po punojnë edhe veturat e reja civile me radarë të instaluar sipër makinave.
Këto masa intensive thonë nga MPB se u ndërmorën në të gjithë territorin e vendit. Policët thonë se brenda 24 orëve janë shqiptuar qindra gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe janë bllokuar dhjetëra patentë të shoferëve. Sipas kodit aktual rrugor gjobat varijojnë nga 20 deri në 500 euro për kundërvajtje.
Por, ekspertë e trafikut thonë se këto masa janë post-festum, pasi që shumë aksidente ndodhin me fatalitet, çdo vit nga 120-150 viktima. Inxhinieri i Komunikacionit Igor Mitrovski tha se në kodin rrugor që dënimet me burg janë prej 4-20 vite, gjykatat shqiptojnë minimalen. Por ka raste kur edhe e tjetërsojnë lëndën. E ndonjëherë pandëshkueshmëria e një vepre sjell pasoja si ajo me rastin e aksidentit tragjik të Frosinës, kur 20 vjeçari Vasil Jovanov nën ndikim të alkoolit pa patentë shoferë, duke kaluar në semafor të kuq me 130km/h la për vdekje 22 vjeçaren.
Poashtu, edhe sistemi i integruar i blic-radarëve, të cilët janë vendosur nëpër çdo cep të Shkupit por akoma nuk janë aktivizuar, pritet të frenojnë shoferët e shfrenuar në timon. Edhe pas shumë zotimeve të autoriteteve që këto kamera automatike do të aktivizohen së shpejti, akoma nuk janë miratuar ndryshimet ligjor në kodin rrugorë që të mos cenohet privatësia gjatë fotografimit në kundërvajtje.