Më datë 23.02.2025 në ora 15:20 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” përballë stadiumit të qytetit në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë arrestuar personin E.A.(25), V.S.(25), E.K.(26), O.I.(27) dhe A.S.(41), të gjithë nga Gostivari për prishje të rendit dhe qetësisë publike me përdorim të paautorizuar të mjeteve piroteknike. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të përgaditet kallëzim përkatës. TS