Me datë 06.07.2025 në periudhën nga ora 23:20 deri në ora 00:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Tetovë, kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë me qëllim të detektimit dhe zbulimit të personave të ndryshëm të përfshirë në vepra të ndyshme penale. Gjatë kontrollit, janë privuar nga liria tre femra, F.N.(34) nga fshati Rogle e Tetovës, V.N.(44) nga Kriva Pallanka dhe M.D.T.(32) nga Tetova nën dyshimin se kanë kryer vepër penale nga neni 191 i Kodit Penal. Ata janë ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. Ts