Ejup Berisha
Hajvanllëku nuk egziston vetëm te kafshët por ai ka filluar të egziston dhe të praktikohet edhe te njerëzit. Kafshët sjelljet hajvanake i bëjnë në të shumtën e rasteve në vetmbrojtje nga frika për sigurinë e tyre.Ndërsa njerëzit hajvanllnkun e manifestojnë me dëshirë me qëllim apo me vetëdije të plotë. Hajvanllëku politik te ne është më i pranishëm dhe më i theksuar gjatë njëzetë viteve të fundit. Flas për manifestim të hajvanllëkut me shumicë e me pakicë hajvanllëku në ambientin tonë politik është paraqitje gatise e rregullt. Kush janë hajvanët politik. Pra të tillë janë ata politikan që veprojnë kokë më vete pa e pyetur askend dhe pa respektuar asnjë rregull moral dhe juridik Si: Kushtetutë, ligje, akte nënligjore, parime si dhe standarde e parime demokratike. Duhet theksuar se politikanët e marrin epitetin hajvan me sjellje tendencioze të këqija dhe të dëmshme për kombin dhe për shtetin. Cilat janë pra ato sjellje që i përkasin hajvanllëkut politik. Ato janë
Intrigat, gënjeshtrat, manipulimet, tradhëtitë e rënda,
vjedhjet dhe përdorimi i shpeshtë i forcës fizike gjatë zbatimit praktik të Qeverisjes. Politika e mirë dhe e pastër bëhet përmes bisedimeve bindjes apo dialogut duke i bindur palët e kyqura në të që ti pranojnë vendimet politike apo duke e gjetur barazpeshën, e jo përmes imponimit të vendimeve politke me forcë. Kush janë politikan “hajvan”
Politikan të tillë janë ata që i bëjnë shumë dëme kombit dhe shtetit. Apo ata individ që në politikë janë angazhuar që ta vjedhin, ta shesin dhe ta përvetsojnë pronën shtetërore dhe kombëtare. Apo hajvan më të mëdhej janë ata politikan që me plot vetëdije dhe me tendenca tradhëtie duan të bëjnë marrveshje tepër të dëmshme, të pafavorshme dhe të pa përshtatshme për shtetin dhe kombin me armiqët shekullor të kombit. Një tendencë e tillë e dëmshme dhe e papranueshme ishte dhe vazhdon të jetë e pranishme në mesin e disa politikanëve shqiptar në Kosovë këta dikur në pushtet e tani në opozitë. Prandaj shqiptar rrini sa më larg politikanëve që zbatojnë veprime aktivitete dhe akcione të hajvan politikës. Me metaforë thuhet se në politikë mund të aftësohen edhe kafshët të mendojnë dhe të logjikojnë si duhet dhe në mënyrë racionale
ndërsa disa politikan në realitet preferojnë të zhyten në analet e hajvanllëkut politik.