Kandidati kryesor në zgjedhjet presidenciale të anuluara të Rumanisë, Calin Gjorgjesku, u largua nga Prokuroria e Përgjithshme në Bukuresht të mërkurën në mbrëmje pas pesë orësh pyetje, duke thënë se ai “me siguri do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale” dhe se korrupsioni masiv global do të ekspozohej.
Ai u ndalua dje dhe u akuzua për gjashtë pika, duke përfshirë nxitjen e veprave kundër rendit kushtetues, paraqitjen e informacionit të rremë, dhënien e deklaratave të rreme dhe promovimin e kultit të personalitetit të të akuzuarve për gjenocid.
Ai u urdhërua të qëndrojë nën vëzhgim për 60 ditë, gjatë të cilave, ndër të tjera, i ndalohet të largohet nga vendi dhe të postojë në rrjetet sociale çdo gjë që mund të interpretohet si përmbajtje raciste, antisemite, ksenofobike apo fashiste.
Gjorgjesku u prit jashtë zyrës së prokurorit nga gruaja e tij, Kristel, dhe qindra mbështetës, duke përfshirë politikanë nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe Partia e Popullit të Rinj (POT).