Me datë 10.02.2025 në ora 17:30 në SPB Tetovë, një grua 37-vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi A.I.(30) nga Tetova për shumën prej 1.400 euro. Sipas denoncimit, ajo gjatë vitit 2024 i ka porositur personit mobilie në vlerë prej 5000 euro, për të cilat ka paguar një depozitë prej 1400 euro. Që atëherë e deri në momentin e denoncimit, i njëjti nuk i ka sjellë mobiliet, nuk i ka kthyer paratë dhe i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave të saj, pas çka ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS