Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i dhuroi kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif automjetin elektrik vendas “Togg” të Türkiyes, raporton Anadolu.
Erdoğan u takua me Sharif në ndërtesën e kryeministrisë në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit ku ndodhet për takime zyrtare.
Presidenti Erdoğan i dhuroi kryeministrit Sharif një “Togg” me ngjyrën “Ayder” (metalike e gjelbër).
Dy liderët biseduan për pak kohë në oborrin e ndërtesës së kryeministrisë dhe më pas pozuan para “Togg”-ut.
Erdoğan shoqëroi në ulësen e pasagjerit kryeministrin Sharif i cili kaloi në drejtimin e “Togg”-ut.