Ylli brazilian Neymar raportohet se është i etur që të rikthehet tek Barcelona këtë vit, teksa po përgatitet që të rikthehet në formë optimale fizike për Botërorin e vitit 2026.
Neymar së fundmi u largua nga Al Hilali me një shumë të jashtëzakonshme parash në llogarinë e tij bankare, për t’u rikthyer tek klubi i tij i fëmijërisë Santos për gjashtë muaj.
Në disa raste të ndryshme ishte raportuar se Neymar është i etur të rikthehet tek Barcelona dhe rikthimi tek Santosi do të përdoret për t’u rikthyer në formë për kombëtaren dhe për të luajtur sërish për Barcelonën.
Që prej se përfundoi Botërori i vitit 2022, Neymar ka arritur të luajë në 20 ndeshje për Paris Saint-Germain, Al-Hilal dhe për Brazilin, pas dy lëndimeve serioze.
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
Lexo po ashtu
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
Joan Fontes ka shpjeguar se Neymar vazhdon ta ketë një marrëdhënie të shëndoshë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, dhe braziliani është madje i gatshëm të nënshkruajë nëj parakontratë me ish-klubin e tij.
Laporta e ka bërë të qartë se nëse Neymar dëshiron të rikthehet tek Barcelona, atëherë kjo do të ndodhte falas, por ai gjithashtu do të duhej ta dëshmonte që është fizikisht i gatshëm të luajë në nivelet e futbollit evropian.
Ndonëse trajneri Hansi Flick mendon se rikthimi i Neymarit tek Barcelona nuk është një ide e mirë, braziliani në fakt ka aleat në dhomën e zhveshjes.
Raphinha si bashkëvendasi i tij dhe Lamine Yamal që e ka thënë se e ka idhull brazilianin, do ta mirëpritnin rikthimin e tij./Telegrafi/