Shkruan Urim Saliu

Sporti në Maqedoninë e Veriut është më keq se politika.Problemi qëndron aty se gazetaria sportive thurr lavde në vend që ta godet deri në palcë problemin që ka zënë rrënjë.

Në dorë sportin vazhdojnë ta kenë lidhjet e pista mes të pasurve dhe atyre që qëndrojnë në kreun e institucioneve sportive.

Kam qenë vetë për shumë vite pjesë e futbollit dhe pjesë e Reprezentacionit dhe e dij si funksionojnë gjërat.

Kam një sugjerim për Presidentin e sapozgjedhur që ta mbajë me vete “shpatën” për të hequr dhe pastruar kancerin e futbollit që akoma funksionon përmes lidhjeve ,miqësive dhe preferencave.

Unë personalisht përmes mediumit ku jam pjesë do ta ndihmoj garniturën e re për ti dhënë futbollit një tjetër dimension.Po shuhen talentët e vërtetë .

Kam qenë në kontakt me disa përfaqësues të Federatës që pajtohen me këtë qëndrim.Pastroni antifutbollin që të lulëzojnë talentët e vërtetë të cilëve u është mbyllur çdo horizont vetëm se nuk kanë para dhe forcë.