Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, raporton Ekonomia Online.

Gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.