Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, janë duke ndërmarrë veprime për sigurimin e provave në një rast për veprat penale marrje e ryshfetit, dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim detyre ndaj ish-shefit të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB, Pece Mirçeskit, kuadër i LSDM-së.
Vazhdojnë kontrollet në lokacione në Shkup, për të cilat është siguruar urdhri i gjyqtarit të hetimeve paraprake dhe po ndërmerren veprime të tjera.
Pece Mirçeski këtë pozitë e ka mbajtur shtatë vite, nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2024.
Mirçeski ishte edhe kryetar i Bordit Qendror të LSDM-së.
Disa media paraprakisht kanë raportuar se Mirçevski është arrestuar, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë informacion.
Policia Financiare ka bërë të ditur më vonë detaje për rastin.