Paris Saint-Germain ka arritur që me lehtësi të madhe të kalojë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Pasi fitoi 3:0 në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Brest, ekipi parisien në “Parkun e Princave” shënoi fitore të thellë 7:0.

Barcola hapi “festivalin” e golave për vendasit në minutën e 20-të të ndeshjes, për ta vazhduar më pas Kvaratskhelia 19 minuta më vonë.

Vitinha shënoi për 3:0 në minutën e 59-të, kurse pesë minuta më pas Doue shënoi për 4:0.

Nuno Mendes realizoi për 5:0, kurse deri në fund, edhe nga një gol e shtuan Ramos e Mayulu.