Paris Saint-Germaini ka bërë hap të rëndësishëm drejt një të tetës së finales të Ligën e Kampionëve.

Parisi të martën mbrëma e fitoi ndeshjen e parë të fazës nokaut të Championsit. Mposhti në udhëtim Brestin me rezultatin 3:0.

Vitinha ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 21-të për 1:0.

Dy golat e fundit i realizoi francezi Ousmane Dembele në minutën e 45-të dhe 66-të.

PSG-së iu anulua edhe një gol i shënuar nga Desire Doue në minutën e 50-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndeshja e dytë e plejofit mes dy skuadrave franceze zhvillohet më 19 shkurt nga ora 21:00.