Qëlloi veten me armën e shërbimit/ Polici i burgut të Burrelit dërgohet në spital në gjendje kritike

Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit. Sipas informacioneve, raportohet se një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit.
Ai sapo ka mbërritur në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.
Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.
Polici ka inicialet S. N, rreth 58-vjeç.