15 miliardë denarë apo mbi 243 mije euro, peshon thirrja e dytë publike e Qeverisë , e parashikuar për komunat që të aplikojnë për mjete financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Në këtë thirrje përfshihen projekte në fushën e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Ministri i pushtetit lokal Perinski tha se thirrja është krijuar në përputhje me kërkesat e krerëve të komunave.

“Shpërndarja e fondeve do të bazohet në dy kritere, i pari është popullsia rezidente e komunave sipas regjistrimit të fundit dhe i dyti është dokumentacioni i plotë i projektit me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme për fillimin e prokurimit publik me një vlerësim paraprak të rishikuar jo më i vjetër se 12 muaj, i cili do të garantonte zbatimin pa asnjë problem”, tha Zlatko Perinski – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

I pyetur nga Alsat nëse do të mundet që komunat përsëri të aplikojnë me projektet e njëjta të cilat nuk u pranuan në thirrjen e parë, Perinski me përgjigje:

“Absolutisht po, ne nuk pengojmë aftësinë e vetë pushteteve vendore për të vlerësuar se cilin projekt do të aplikojnë për këtë thirrje publike. Është projektuar pikërisht në mënyrë që kryetari të ketë lirinë të vendosë se cili projekt është më i përshtatshëm në përputhje me nevojat dhe dëshirat e qytetarëve të zonës së tij për të aplikuar dhe për të përfituar nga mundësia për të marrë fonde nga buxheti qendror”, deklaroi Zlatko Perinski – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

Formularët e aplikimit, komunat do të duhet t’i dorëzojnë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale ndërsa dokumentacionin e projekteve në resorët e ministrisë, jo më vonë se deri më datë 30 prill. /Alsat.mk