Letër e hapur,
Deri te kryetari i BFI-së Reisul ulema Hafiz, haxhi, Shaqir ef. Fetahu
I nderuari kryetar
Ne, qytetaret e Strugës dhe rrethines kërkojm nga ju që të merrni masa deri tek myftiu i Strugës
Adi Murtishi dhe operativa, që gjatë sjelljes së vendimeve të distancojn personat e paditur nga
prokuroria dhe personat me ndikime politike, që vendimet e myftinisë dhe këshillave të
xhamive mos te ngelin nën ndikimin e personave në fjalë.
Ne, qytetaret e Strugës dhe rrethinës duam të cekim se vendimet e sjellura nga Adi Murtishi
dhe mos respektimi I të njëjtave solli përçamje mes xhematit të xhamisë së Poshtme në
Llabunisht. Gjendja aktuale e xhamisë së Poshteme të fshatit Llabunisht është jashzakonisht
shqetësuese. Efekti nga individet me profil politik jep hapsir që xhamitë tona të udhëheqen nga
individ të ndikuar nga partite politike dhe ideologji që nuk i respketojn as ritualet fetare islame e as kushtetun e BFI-së.
Ne, qytetaret e Strugës dhe rrethinës e dime që Adi Murtishi u vendos të emërohet myfti i
Strugës në mes te nates në Restorantin ELYSEE nga persona me ndikime partiake, mirëpo ne
nuk duam që veprime të nejta të përsëriten edhe në zgjedhjet e këshillave të xhamive.