Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit më punonjësit e Bashkisë së Tiranës, tha se shpreson që Erion Veliajt t’i bëhej një gjyq i drejtë.
Rama tha se vëmendja e tij do ishte në kryeqytetin shqiptar gjatë mungesës së kryebashkiakut.
“Uroj dhe dua të besoj akoma te pafajësia e tij, organet e drejtësisë do t’i japin kryebashkiakut të Tiranës një gjyq dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës brutale pa gjyq për kryebashkikë ose punonjës shteti në detyrë, kur nuk janë arrestuar në flagrancë ose kur nuk kanë çfarë provash të prishin”, u shpreh ndër të tjera Rama, sipas Tch.