Real Madridi ka barazuar 1-1 me Osasunan në kuadër të javës së 24-të në La Liga.
Pas vetëm 15 minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi madrilenët në epërsi me një asistim të Federico Valverdes.
Por, Real Madridi ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Jude Bellingham është ndëshkuar direk me karton të kuq.
Mesfushori anglez bëri ndërhyrje anti-sportive, duke detyruar gjyqtarin Munuera ta ndëshkojë me karton të kuq.
Në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë ritëm, por Los Blancos e pësuan shkaku i një gabimi në mbrojtje.
Ante Budimir i barazoi shifrat në 1-1 kur u akordua penallti për Osasunan në minutën e 58-të.
Vinicius Junior tentoi në disa raste që ta rikthente epërsinë për Real Madridin, mirëpo e kishte të pamundur.
Real Madridi nuk po arrin të këndellet, pasi në tri ndeshjet e fundit ka dy barazime dhe një humbje.
Madrilenët vazhdojnë të jenë lider në La Liga me 51 pikë, ndërsa Atletico Madridi dhe Barcelona mund t’i kalojnë pasi kanë një ndeshje më pak, gjersa në xhiron e 25-të Reali do të takohet me Gironan.