VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë se sistemi gjyqësor në vend është i robëruar, sic thonë, nga të fuqishmit e LSDM-së dhe BDI-së. Partia në pushtet pretendon se Prokurori Shtetëror Publik, Ljupco Kocevski, pamundëson drejtësinë dhe bllokon procedurat dhe si shef I Prokurorisë ka dëshmuar se është vegël e LSDM-së.

“Se Ljupco Kocevski nuk planifikon ta ndjek krimin, por t`i mbrojë kuadrot e LSDM-së, paraqet mosveprim kundër gjykatësve dhe prokurorëve në rastin me Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti, të cilët kanë pranuar fajin se kanë patur përfitime pronësore për të ndikuar për uljen e dënimit të Boro Marlboros.

Ljupco Kocevski lejoi përhapjen e metastazave të LSD-së në gjyqësor.

Ljupco Kocevski si shef i PP-së tregoi se është i paaftë të realizojë lëndë të korrupsionit të lartë, për shkak se mbronte mbretërit e krimit dhe korrupsionit – LSD-në.

Në opinion dhe për ekspertët nuk ka asnjë argument përse të mbetet Ljupco Kocevski, kurse ka million arsye përse duhet të largohet.