Rita Ora të enjten tërhoqi vëmendjen me një paraqitje tepër joshëse, duke ekspozuar këmbët e saj të tonifikuara në një seri fotosh provokuese në Instagram.
Aktorja dhe këngëtarja 34-vjeçare mahniti ndjekësit ndërsa u relaksua në një chaise longue, duke treguar këmbët e saj ndërsa pozonte.
E veshur me një kombinim provokues, Rita ishte në elementin e saj, duke pozuar në mënyra të ndryshme para kamerës,
Interpretuesja e hitit “Anywhere” kishte veshur një bluzë të zezë, gjysmë transparente, me një sup të zbuluar, nën të cilën mbante një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra.
Ajo i kishte mbledhur flokët ngjyrë karamel në një topuz të ngushtë dhe kishte shtuar vathë të mëdhenj të artë, ndërsa grimi i saj i lehtë nxirrte në pah tiparet e saj me një shkëlqim rrezatues.
Në mbishkrimin e postimit të saj, Rita shkroi: “Hej, shkurt, jam gati për ty”.
Siç pritej, fotografitë e saj provokuese morën shumë mesazhe komplimentuese nga fansat e saj të zjarrtë.
Këto foto tërheqëse vijnë pasi Rita dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, treguan se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë, duke publikuar një video argëtuese në Instagram.
Këngëtarja ndau me ndjekësit një anë të çuditshme të bashkëshortit të saj, 49-vjeçarit Taika, duke postuar një video ku ai këndonte me vetëbesim këngën më të fundit të GloRilla, “WHATCHU KNOW ABOUT ME”, ndërsa drejtonte makinën.
Interpretuesja e hitit “Poison”, e cila nuk mund të ndalte të qeshurat, dukej trendi e veshur me një xhaketë sportive me zinxhir dhe syze të mëdha me kornizë të zezë.
Ylli shfaqi një lëkurë të përsosur me grim minimal dhe e kompletoi pamjen me vathë të mëdhenj të artë.
Për ta përmbyllur look-un, Rita stiloi flokët e saj të zinj në një topuz të lëmuar, ndërsa tundte kokën sipas ritmit të këngës.
Ndërkohë, Rita së fundmi tregoi tatuazhin e saj në dorë, ndërsa uroi të gjithë të nominuarit për çmimet “Grammy” para ceremonisë së së dielës.