Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u përdorur për më shumë punë të kryera aktualisht nga njerëzit.

“Reduktimi i fuqisë punëtore do të vijë nga një tkurrje e natyrshme pasi pozicionet me kontrata të përkohshme, gjatë viteve në vijim, do të zhduken”, pohoi për BBC-në një zëdhënës i bankës DBS, i cili sqaroi nga ana tjetër se stafi i përhershëm nuk pritet të preket nga shkurtimet.

Shefi ekzekutiv në largim i bankës në fjalë, Piyush Gupta pohoi gjithashtu se pret që të krijohen rreth 1,000 vende të reja pune të lidhura me AI. Kjo e bën DBS një nga bankat e para të mëdha që ofron detaje se si do të ndikojë Inteligjenca Artificiale në operacionet e saj.

DBS aktualisht ka ndërmjet 8,000 dhe 9,000 punëtorë me kontrata të përkohshme. Banka punëson gjithsej rreth 41,000 njerëz. Sipas Guptës, DBS e ka filluar prej më shumë se një dekade punën me AI.

“Ne kemi vënë në punë mbi 800 modele të AI dhe presim që ndikimi i matshëm ekonomik i tyre të kapërcejë në vitin 2025 1 miliardë dollarë amerikanë. Përhapja e vazhdueshme e teknologjisë së AI ka vënë në qendër të vëmendjes si përfitimet, ashtu edhe dhe rreziqet e saj, me Fondin Monetar Ndërkombëtar FMN që deklaroi se Inteligjenca Artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës në mbarë botën. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva tha se “në shumicën e skenarëve, AI ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme”.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i tha BBC-së vitin e kaluar se AI nuk do të jetë një “shkatërrues masiv i vendeve të punës” dhe se njerëzit do të mësojnë të punojnë me teknologji të reja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume