Roma ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finales së Ligës së Evropës.
Ekipi nga kryeqyteti italian triumfoi 3:2 në shtëpi ndaj Portos, teksa ndeshja e parë e luajtur në Portugali u mbyll pa fitues, 1:1.
Romakët e nisën keq takimin, teksa e panë veten në disavantazh pas 27 minutave lojë.
Ishte Samu që realizoi pas asistimit nga Vieira
Megjithatë, Paulo Dybala riktheu qetësinë te vendasit me dy gola të shpejtë në minutat 35 dhe 39.
Deri në fund, Roma arriti të shënojë edhe një gol tjetër përmes Pisillit në minutën e 83-të.
Por, minutat shtesë u shndërruan në dramatike, teksa Porto arriti të shënojë në minutën e gjashtë shtesë.
Megjithatë, portugezët nuk patën kohë që të shënonin golin e barazimit.
Kësisoj, Roma kualifikohet në fazën tjetër, teksa nesër do të mësojë kundërshtarin.