G Bani u përjashtua në ditën e sotme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 4 pas sherrit me Gjestin.

Reperi e goditi me shuplakë në fytyrë artistin nga Peja derisa ishte duke realizuar sfidën e rezistencës.

Vëllai i Madh me këtë rast e ka përjashtuar nga gara menjëherë duke shtuar se dhuna nuk tolerohet.

Ai doli përmes dhomës së rrëfimit dhe nuk u përshëndet me asnjë nga konkurrentët.

Rozana Radi pas daljes po debatonte me Aldon në oborr, ku edhe iu drejtua Valbona Mhillit.

“Pse nuk qave për G Banin”, i tha ajo për faktin që Valbona ka qenë afër tij dhe e ka ndjekur kudo nëpër shtëpi.

Ajo e injoroi dhe po i dërgonte vetëm puthje këngëtares, duke mos thënë asnjë fjalë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume