BELIMOVA: DUHET NJË ZGJIDHJE E PRANUESHME

Në seancen e sotme parlamentare, projektligji i propozuar nga Levica për kufizimmin e shpenximeve të udhetimit te deputeteve nuk u miratua. Nga 100 deputetë të pranishëm, vetëm 23 morën pjesë në votim, 22 votuan për, një kundër dhe asnjë abstenim.

“Ne, të nderuar deputetë, ju ofrojmë një propozim konstruktiv. Nëse ky ligj do të ishte populist, do t’ju kishim dorëzuar sërish heqjen e shpenzimeve të udhëtimit, gjë që, DPMNE-ja e kishte votuar në mandatin e kaluar, kur LSD ishte në pushtet . Me këtë dispozitë tonën, njëherë e përgjithmonë, le t’i përcaktojmë qartë shpenzimet e udhëtimit, që të mos pasuroheni, bazuar në zhgënjimin tuaj që nuk jeni ministra” – tha Amar Mecinoviq.

Ka reaguar edhe kryetari I Levicës Dimitar Apasiev.

DPMNE nuk e votoi projektligjin e së Majtës për uljen e SHPENZimeve të UDHËTIMIT të deputetëve!

Urime miliona eurot e reja, bashkatdhetare. Shpenzojini me shëndet”, ka shkruar Dimitar Apasiev në Facebook.

Nga ana tjeter Daniela Belimova, deputete e Lëvizjes ZNAM thotë se e Majta po angazhohet në populizëm, duke bere vetëpromovimin e tyre.

“Ne duhet të biem dakord për diçka që është realiste dhe përgjithësisht e pranueshme, jo vetëm për populizëm. “Kur të ulemi në tavolinë dhe t’i bashkojmë të gjitha çështjet, atëherë do të gjejmë zgjidhje”, tha deputeti në një deklaratë nga Kuvendi, theksoi Belimov

Ndryshe, sipas metodologjisë së deritanishme, për çdo 100 kilometra të kaluar, deputetët marrin rreth 1700 denarë shpenzime të udhëtimit plus tarifa. Levica propozoi që kjo kosto të zvogëlohet në 6,5 denar per litra karburant për 100 kilometra të kaluar, që do të ishte rreth 500 denarë. /tvklan.mk/