Mbi 200 mijë qytetarëve të Shkupit do t`u rriten llogaritë për ngrohjen qendrore për shkak të kërkesës së EMV-së shtetërore që kontrollohet nga Qeveria, akuzojnë nga LSDM-ja duke reaguar ndaj rritjes për 5% të ngrohjes qendrore, sic thonë, në kohën kur hraxhimet jetësore po shpërthejnë kurse pagat mbeten të njëjta. LSDM-ja, duke e qujatur të paaftë Qeverinë, thotë se rritja e çmimit mund të parandalohej.

“Qeveria premtonte gaz të lirë natyror, por sërish gënjeu! Në vend që të furnizohet me gaz në janar, kur çmimi i gazit në Evropë ishte rreth 40 euro për megavat-orë, Qeveria e Mickoskit u furnizua me gaz për 65 euro për megavat-orë. Nëse Qeveria me kohë kujdesej për energjensë më të lirë, kjo rritje nuk do të ndodhte. Por, paaftësinë dhe korrupsionin sërish e paguajnë qytetarët!”, tha Kaja Shukova nga LSDM.