Një incident ajror ka ndodhur këtë të enjte në Rusi ku një avion i vogël ka bërë ulje të detyruar. Sipas Ministrisë së Emergjencave në Rusi, dy persona kanë humbur jetën gjatë uljes së detyruar të avionit i cili u përfshi më pas nga flakët.

Një ekip me gjashtë persona nga emergjenvay dhe dy njësi pajisjesh u dërguan për asistencë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe prokurori dhë një grup hetuesisht për incidentin e ndodhur në avionin Vans RV7.

Gjithashtu, një hetim në lidhje me incidentin ka nisur sipas nenit 263 të Kodit Penal për shkelje të rregullave të sigurisë së fluturimit dhe operimit të transportit ajror.