Rusia nuk do të përzihet në çështjen se a do të anëtarësohet Ukraina në Bashkimin Evropian apo jo.
Në një deklaratë të dhënë të marten nga Kremlini, se kjo i takon Kievit të vendos dhe kjo është e drejtë sovrane.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi Dmitry Peskov.
“Ne po flasim për integrim dhe procese të integrimit ekonomik dhe këtu, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë shteti dhe ne nuk do ta bëjmë atë” deklaroi ai.
Sipas Peskovit pozicioni i Rusisë është tjetër, kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Ukrainës në aleanca ushtarake, shkruan Reuters.
“Është një pozicion tërësisht tjetër, natyrisht, për çështje të lidhura me sigurinë që ndërlidhen me mbrojtjen ose aleancat ushtarake” shtoi ai.
Rusia vazhdimisht ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë objektiv si rrezik ndaj sigurisë së saj.
Vendet e NATO-s nuk i kanë bërë ndonjë ftesë Ukrainës për anëtarësim e as nuk kanë përmendur afat kohor se kur mund të ndodhë anëtarësimi.