Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur rreth mundësisë së nisjes së bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Rutte në një deklarim për mediat para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ka thënë se bisedimet duhet të prodhojnë zgjidhje afatgjate.
“Është vendimtare që çfarëdo që del nga ato bisedime që te jetë e durable, jo një Minks të tretë. Nuk mund ta kemi atë sërish, nuk mund ta kemi sërish Putinin duke provuar në të ardhmen të marrë secilin kilometër në Ukrainë”, ka deklaruar ai.
Derisa ritheksoi se do të flasin për shpenzimet rreth mbrojtjes, Rutte përsëriti se aleatët duhet të shpenzojnë më.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet jo vetëm sepse një gjë të tillë po e kërkon SHBA-ja, por sepse ata presin që Evropa të zbatoj pjesën e vet të obligimeve.
“Ne duhet të shpenzojmë më shumë shkaku i rrezikut që vjen nga Rusia”, tha Rutte duke shtuar se shtetet anëtare duhet të prodhojnë më shumë”, ka theksuar ai.
Përveç Ukrainës dhe shpenzimeve për mbrojtjen, ministrat e mbrojtjes të aleancës pritet të diskutojnë edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.